VIDEO/ Sylvinho i dha vetëm dy minuta, Ernest Muçi mahnit UEFA-n

VIDEO/ Sylvinho i dha vetëm dy minuta, Ernest Muçi mahnit UEFA-n

Ernest Muçi dhe Marvin Çuni

Vetëm dy minuta në dy ndeshjet e Kombëtares, kaq kohë iu dha Ernest Muçit për të treguar aftësitë e tij. Në humbjen e Shqipërisë 2-0 në Pragë kundër Çekisë, sulmuesi u aktivizua vetëm në fund.

Paçka mungesës së minutave te Shqipëria, së fundmi është UEFA e cila ka “reklamuar” aftësitë e Muçit nëpërmjet faqes zyrtare të Europa League. Me disa performanca të shkëlqyera të shqiptarit, UEFA i dërgon “mesazh” Sylvinhos i cili nuk preferon ta aktivizojë te Kombëtarja.

Ernest Muçi magjepsës”, shkruan UEFA Europa League krah videos kur shihet ish-sulmuesi i Tiranës duke dhuruar spektakël me ish-ekipin, Legia e Varshavës në Europa League.

Kujtojmë se Muçi prej janarit 2024 është pjesë e Besiktas, me turqit që paguan 8 mln euro për ta blerë nga Legia.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë