VIDEO/ Sylvinho 'shtrydh' Kombëtaren, kuqezinjtë pa kapitenin në ndeshjet e Ligës së Kombeve! Bashkohen tre futbollistët e fundit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar këtë të martë me ditën e dytë të përgatitjeve për Ligën e Kombeve. Në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë, me ekipin janë bashkuar edhe Uzuni, Mihaj, Mitaj, Asani dhe Ardian Ismajli, me këtë të fundit që zëvendëson Berat Gjimshitin e dëmtuar. Enea Mihaj mbërriti pasditen e sotme në Tiranë dhe u la pushim nga stafi teknik.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Edhe në këtë seancë stërvitore me skuadrën u bashkuan disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, Feta Fetai, Marcelino Preka, Adrion Pajaziti dhe Stiven Shpendi.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në "Air Albania" përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë