Temperaturat e larta që kanë mbërthyer Evropën këtë verë kanë sjellë probleme të mëdha jo vetëm në shëndetin e njerëzve por edhe në gjithçka tjetër që ndodhet mbi tokë.

Në videon e filmuar nga një turist britanik në një nga shtetet evropiane duket se si makina shkrin nga i nxehti.

Është fillimisht pjesa e pasme e makinës e më pas pjesët anësore të saj të cilat fillojnë të shkrijnë krejt papritur kur makina ndodhej e parkuar në diell.