PRISHTINE-Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë në një përplasje fizike në seancën e sotme plenare.  Deputetët e PDK-së dhe ata të Vetëvendosjes u përplasën gjatë interpelancës për rastin e vdekjes së aktivistit të vetëvendosjes Astrit Dehari.

Në fillim të interpelancës, Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin e interpelancës ku kërkohet shkarkimi i ministres Dhurata Hoxha, zyrtarëve policorë që kanë qenë përgjegjës atë ditë. Haradinaj ka ofruar bashkëpunimin e qeverisë, por Kurti tha se qeveri ka njerëz me interesa të forta që janë kundër këtij hetimi e që janë pengesë e procesit.

Pak para përfundimit të seancës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u përleshën me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetët Liburn Aliu, Salih Zyba e Xhelal Svecla gati janë përplasur fizikisht me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e Hajdar Beqën.

d.b/shqiptarja.com