Në një njoftim për shtyp MSH sqaron se ka pezulluar nga puna mjekun, Çelo Fetollari, dhe infermierin, Artur Tuke, pasi ata nuk kanë kryer shërbimin e duhur ndaj një qytetari në qytetin e Korçës.
Sic duket më këto pamje bluzat e bardha e tërheqin zvarre në mënyrë aspak profesionale qytetarin e shtrirë në tokë e që duket se ka nevoje për ndihme.
Më pas njëri nga mjeket e lë qytetarin buzë rrugës ndërsa tjetri as nuk e merr mundimin fare t’i shkojë në ndihmë. E gjithë skema zgjat vetëm pak minuta, ndërsa është filmuar nga qytetare të rastit, të cilët më pas e kanë shpërndarë videon ne rrjetet sociale.
Sikur të mos mjaftonte kjo dy bluzat e bardha e lënë qytetarin buzë rrugës dhe largohen me ambulancë. Mesohet se ngjarja ka ndodhur në 29 prill, gjatë orëve të pasdites, në zonën e njohur si Shën Triadha, në qytetin e Korçës dhe se personi i tërhequr zvarrë ka qënë në gjednje te dehur.
