VIDEO/ Tifozët sulmojnë portierin mik në Ligue 1, gardiani bie pa ndjenja në fushë dhe largohet me barelë! Ndërpritet ndeshja në Francë

VIDEO/ Tifozët sulmojnë portierin mik në Ligue 1, gardiani bie pa ndjenja në fushë dhe largohet me barelë! Ndërpritet ndeshja në Francë

Momenti i sulmit ndaj portierit

Montpellier dhe Clermont u përballën për javën e tetë në Ligue I. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "de la Mosson" nuk përfundoi, edhe pse vendasit po fitonin 4-2.

Në minutat shtesë tifozët vendas të ndodhur pas portës së mbrojtur nga portieri i Clermont, sulmuan me një shashkë shpërthyese këtë të fundit. Gardiani u plas në tokë pa ndjenja, me mjekët që e rikthyen të vetëdijshëm, para se ta largonin nga fusha me barelë.

Ndeshja u ndërpre dhe pas shumë minutash që portieri Diaw mori ndihmë në fushë, arbitri i dërgoi të gjithë në dhomat e zhveshjes, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do luhen gjashtë minutat e shtesës, apo sfida do ndërpritet përfundimisht, për t'ia lënë vendimin komisioneve në disiplinës në elitën e futbollit francez.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, Gjermani 0-0 Danimarkë

DIREKT, Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, Gjermani 0-0 Danimarkë