Ditëlindja e 27-të e ka gjetur Edon Zhegrovën në një ditë që mund të jetë historike për futbollin e Kosovës. Ylli dardan i Juventusit mbush 27 vjeç dhe te Kosova ka pasur festë para ndeshjes kundër Turqisë e cila luhet sot në orën 20:45 në 'Fadil Vokrri'.
Kapiteni Vedat Muriqi i ka sjellë tortën e festës Zhegrovës, e këtë të fundit që ka fikur 'qirinjtë'.
'Shpresoj që sot të marrim një dhuratë të madhe, për mua dhe për të gjithë ne në Kosovë, siç do ishte kualifikimi në Botëror', tha Zhegrova, ndërkohë që shokët e ekipit dhe stafi e uruan në kor.
Lajmi kryesor:
FORMACIONET/ Prishtina sot qendra e shqiptarisë, mijëra tifozë nga Shqipëria drejt Kosovës! 'Dardanët' kërkojnë grupet e Botërorit, nis festa jashtë 'Fadil Vokrrit'











