VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
Tottenham fitoi 1-0 kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup në Angli, e njohur edhe si Carabao Cup. Sfida e kthimit do zhvillohet më 6 shkurt.
LONDËR -Tottenham fitoi 1-0 kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup në Angli, e njohur edhe si Carabao Cup. Sfida e kthimit do zhvillohet më 6 shkurt.
Në Londër ndeshja ishte e luftuar dhe me raste, ndërsa pati frikë në fillimin e saj. Në minutën e 15-të, në zhvillimet e një këndoreje, Bentancur i vendasve u shemb në tokë. Ankthi shoqëroi të pranishmit në stadium, me stafin që i dha ndihmën e parë.
Menjëherë mesfushori u dërgua në spital, ndërkohë që gjatë daljes nga fusha bëri me shenjë se është në rregull. Duket se mjekët nuk hasën asgjë serioze.
Sa i takon duelit në fushë ishte goli i Bergvall në minutën e 86-të që i dha suksesin Spurs, që në ndeshjet e fundit duhet thënë se po kalonte një krizë. Nga ana tjëtër Liverpool merr humbjen e dytë këtë sezon dhe të parën pas 25 ndeshjeve radhazi pa humbje.
VIDEO/ Shkaktoi frikë dhe u transportua me urgjencë në spital, momenti kur Bentancur shembet në fushën e lojës
Tottenham fitoi 1-0 kundër Liverpool në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup në Angli. Ndeshja nuk ishte e qetë, pasi në minutën e 15-të Rodrigo Bentancur i vendasve u shemb në fushë.
Gjatë një këndoreje, uruguajani edhe pse i pashqetësuar pësoi një kolaps duke sjellë frikë dhe panik te të pranishmit në stadium dhe ata që e ndiqnin ndeshjen nga televizori.
Gjatë daljes me barelë nga fusha mesfushori bëri shenjën "në rregull" me gisht duke qetësuar tifozët, ndërsa pas kontrolleve në spital raportet e para thonë se nuk ka asgjë serioze.