VIDEO/ Reja feston ditëlindjen pas fitores së bukur me Hungarinë, kuqezinjtë nuk harrojnë festën me fishekzjarrë! Uron edhe Rama

Trajneri i Kombëtares Edi Reja feston sot ditëlindjen e tij të 76-të. Ky përvjetor vjen pas fitores shumë të bukur të arritur mbrëmë në Budapest, 0-1 kundër Hungarisë.

Pas fitores djemtë kuqezinj nuk e kanë harruar ditëlindjen dhe kanë organizuar surprizën për teknikun.

Me këngën e ditëlindjes që ka nisur në autobus, me tortën kuq e zi dhe fishekzjarret, djemtë e kombëtares këndojnë “Tanti auguri” për Rejan.

Videoja është shpërndarë edhe nga Kryeministri Rama i cili ka edhe ai një urim për Rejan. 

"Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te", shkruan Rama. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot