VIDEO/ Trajneri i ri me 'shkop magjik', Salernitana i shënon 3 gola Monzës

VIDEO/ Trajneri i ri me 'shkop magjik', Salernitana i shënon 3 gola Monzës

Një nga pritjet e Ochoa

Në stadiumin "Arechi", Salernitana vendase fitoi 3-0 me Monzën për javën e 24-t në Serie A. Trajneri i ri i vendasve, Paulo Sousa debuton me tri pikë në rikthimin e tij në Itali, me portugezin që duhet se ka gjetur "shkopin magjik" te Salerniatana që pas tre humbjeve merr fitoren e parë. Dueli u vendos në pjesën e dytë. Ka qenë minuta e 52-të kur Coulibaly do kalonte në epërsi vendasit. Kastanos në të 65 minutë shënoi për 2-0, teksa Candreva arkivoi tri pikët në minutën e 71. Salernitana me këtë fitore del nga zona e ftohtë dhe mban vendin e 16-të me 24 pikë, teksa Monza me 29 pikë gjendet e 11-ta në renditje.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Interi 'dehet' nga Championsi dhe humbet në Bologna! Milan bën detyrën në shtëpi, rikthehet Ibra


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit