TIRANË-Transportonin municione luftarake, Policia e Tiranës arreston një 18-vjeçar dhe një 33-vjeçar.  

Operacioni i djeshëm i forcave policore për arrestimin e 18-vjeçarit A.S dhe 33-vjeçarit K.T të dy banues në Tiranë mund të shikohet edhe në videon e publikuar nga policia.

Dy të rinjtë janë kapur në momentet që po trasportonin dy arka metalike në brendësi të të cilave kishte municion luftarak. Pas hapjes së arkave metalike, në brendësi të tyre janë gjetur 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm
– 1 triçikël, në pronësi të shtetasit K. T.
– 1 automjet i tipit “Volksëagen”, në përdorim të shtetasit A. S.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com