Myrto Uzuni është treguar sërish deçiziv këtë të martë për Granadan. Në raundin e 11-të të La Liga 2, sulmuesi i ka dhënë tri pikët ekipit të tij në fitoren 2-3 në fushën e Castellon.
I futur si titullar, Uzuni priti minutën e 90+3 kur nga pika e penalltisë e goditi topin në qendër dhe kështu Granada doli me pikët e plota në udhëtim. Uzuni ka rigjetur formën pas disa javësh dëmtimi, gjë që e mbajti larg edhe Kombëtares.
Për t'u kujtuar se Uzuni vetëm tre ditë më parë shënoi dopietë për Granadan, duke qenë deçiziv për të tijtë në ndeshjen e dytë radhazi.
Komento