VIDEO/ Dy plumba këmbëve djalit të xhaxhait, më pas ikën! Momenti kur 24 vjeçari plagoset në Durrës

Durrës- Një person vjen me pistoletë në dorë dhe qëllon dy herë në këmbë 24 vjeçarin, Eduart Buçeza.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar plagosjen e ndodhur mbrëmjen e 21 majit 2024 në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Në video e siguar dhe nga Report Tv duket autori Ilir Buçeza që vrapon me pistoletë në dorë hyn në oborr dhe i afrohet 24 vjeçarit që ndodhet afër makinës së zezë. Në një moment Iliri fsheh pistoletën tek çanta që ka në krah pastaj e nxjerr dhe nis ta qëllojë Eduardin në këmbë 3 herë. Nga të shtënat duket që ai ka dashur ta paralajmërojë djalin e xhaxhait të vet.  

Pasi la të plagosur kushëririn autori ikën me vrap. Eduart Buçeza aktualisht ndodhet në spital, ndërkohë autori i ngjarjes Ilir Buçeza vijon të jetë në kërkim nga policia.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 22/05/2024 22:55

    E godite po tani ku do vesh, do të ta kthejë qokën ai. Nuk bëhet gjaku ujë, nuk goditet kushuriri, vetëm për ndonjë rast ekstrem mund ta godasësh, kështu bëni ju nxirrni hekurin dhe pastaj vini thoni aman më fal se s'keni sedër dhe nder.

    Përgjigju
  • Njoni: 22/05/2024 21:07

    O shoku rrapadoku andej nga kan ardhur keta jon dhe mir me kaq .

    Përgjigju
  • Turi: 22/05/2024 20:47

    Ku ka arritur kjo shoqeri e kalbur , godet vellain e tij me arme imagjino nje tjeter qe nuk e ka asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti i sinqertë: Italia e kishte të lehtë sot, duhet të bënim faulla

Berat Gjimshiti i sinqertë: Italia e kishte të lehtë sot, duhet të bënim faulla