Ngjarjet shokuese kanë ndodhur në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, në Penza, ku janë publikuar edhe dy video të adoleshentëve që i vënë flakën njëri-tjetrit e më pas hidhen nga ura të cilat janë publikuar në rrjete të ndryshme sociale.
Polcia ka arrestuar një nga djemtë i cili në deklaratën e tij para hetuesve ka pranuar se gjithçka e kanë bërë për të marrë sa më shumë “Like”.
“Ne e bëmë për pëlqimet në mediat sociale. Idenë e morëm nga një blog. Vumë bast me shokët tanë dhe u hodhëm nga ura. Donim të merrnim sa më tepër shikime”, deklaroi ai.