ITALI - Raundi i 32-të i Serie A në futbollin italian u mbyll të hënën me fitoren 1-0 të Fiorentinës kundër Lazios. Në stadiumin 'Artemio Franchi' vendosi goli i Robin Gosens në minutën e 28-të. Një krosim i Harrison nga krahu bëri që gjermani të godiste me kokë dhe sfera u ndal në rrjetë pas prekjes së shtyllës së majtë pingule të mbrojtur nga portieri Motta.

Lazio kërkoi të reagonte në pjesën e mbetur të ndeshjes, por tri pikët i shkuan Fiorentinës. 'Vjollcët' marrin fitoren e dytë radhazi pas asaj në Verona dhe me 35 pikë e shohin veten për momentin në vendin e 15-të, tetë pikë mbi zonën e mbijetesës. Nga ana tjetër Lazio me 44 pikë ndodhet në pozitën e nëntë, teksa ka dy sfida që nuk fiton.

Fiorentina në fundjavë luan në Lecce, ndërsa Lazio udhëton drejt Napolit në përballjen kundër kampionëve në fuqi të Italisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Prill, 11:13

    Samiti i Diasporës, mendoni se është bërë mjaftueshëm për shqiptarët jashtë?