Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të dielën katër ndeshjet e radhës për raundin e 32-të. Interi ia doli të siguronte tri pikë dramatike në Como dhe 'ka vendosur një dorë' te titulli kampion në Itali. Zikaltërit kryesojnë renditjen me nëntë pikë më shumë se ndjekësit e Napolit dhe gjashtë ndeshje nga fundi i sezonit duket se do sigurojnë trofeun numër 21 të Serie A në histori. Skuadra e drejtuar nga Chivu përfitoi nga ndalja 1-1 e Napolit në Parma dhe marshon drejt trofeut të lakmuar.
Në stadiumin 'Giuseppe Sinigaglia' vendasit e Comos u përmbysën 3-4 nga Interi. Miqtë e drejtuar nga Cristian Chivu siguruan tri pikë me shumë peshë dhe janë pranë titullit të 21-të kampion në Serie A. Ndeshja nisi më mirë për Comon e cila kaloi në epërsi me golin e Alex Gomez Valle pas 36 minutave lojë. Nico Paz shënoi golin e dytë për djemtë e Fabregas në minutën e 45-të, por fundi i fraksionit të parë ishte dramatik, pasi Marcus Thuram shkurtoi shifrat në 2-1 vetëm disa sekonda pas golit të Paz.
Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para dhe Interi barazoi rezultatin për 2-2 sërish me golin e Marcus Thuram (49'). Ky gol u shërbeu miqve për të mbledhur veten dhe treguar bagazhin sportiv në fushë, aq sa në minutat 58-të dhe 72 gjetën dy gola të tjerë me një autor, Denzel Dumfries. 11 metërshi i saktë i Lucas Da Cunha në minutën e 89-të shkurtoi shifrat për 3-4, por Interi mori tri pikë shumë të rëndësishme për titullin kampion.
Në 'Ennio Tardini' Parma ndali 1-1 në barazim Napolin duke 'i dhënë' trofeun e Serie A Interit. Kampionët në fuqi të Serie A, Napoli, nuk e kishte forcën për të marrë tri pikë në një fushë shumë të vështirë. Parma kaloi në epërsi 'që nga tuneli', kjo pasi Gabriel Strefezza shënoi pas asistit të Elphege pas disa sekondave lojë. Në minutën e 60-të i përhershmi Scott McTominay barazoi shifrat për 1-1. Me këtë pikë Napoli mbetet në vendin e dytë të Serie A, nëntë pikë pas Interit.
Tri pikë siguroi edhe Genoa, që mposhti 2-1 Sassuolon. Bologna mposhti 2-0 Leccen.
Serie A, raundi i 32-të:
E diel, 12 prill 2026
Genoa 2-1 Sassuolo
Parma 1-1 Napoli
Bologna 2-0 Lecce
Como 3-4 Inter
Renditja:

Komente