Report Tv ka siguruar videon e aksidentit në Durrës, ku një automjet përplasi për vdekje 2 fëmije, si dhe plagosi rëndë një tjetër, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pamjet e aksidentit janë tronditëse. Ato tregojnë se si makina me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje të miturit, njërit prej të cilëve i kalon sipër duke i marrë jetën në vend.
Gjithashtu, në video shfaqet shoferi në momomentit që del menjëherë nga makina dhe fillon të bërtasë "o Zot çfarë bëra". Më pas duket sikur largohet nga vendngjarja. Të paktën del jashtë rrezes së filmimit të kamerës së sigurisë që ka regjistruar momentin tragjik.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi skëterrë u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Po luanin në trotuar, arrestohet shoferi! VIDEO e përplasjes











