Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, premtoi se do të rivendosë politikën e kufirit të mbyllur, që në ditën e parë të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, në një fjalim para mbështetësve në New Hampshire që zgjati më shumë se një orë.
Turma brohoriti ndërsa Trump doli në skenë dhe bërtiti me zë të lartë, duke mbrojtur disa nga linjat standarde të fushatës së tij. Ai u tall me kundërshtarët e tij kryesorë, guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley.
Më pas Trump foli edhe për çështje të njohura që premtoi t’i trajtonte në ditën e tij të parë në detyrë. Ai vuri në dukje se gjatë presidencës së tij mbrojti SHBA-në nga turistët që vinin nga vendet që “pëlqejnë të hedhin në erë qendrat e tyre tregtare”, raportojnë mediat e huaja.
Trump tha gjithashtu se beson se politika kufitare e Biden ka për qëllim të sjellë votues, duke thënë se ata “i lënë këta njerëz të hyjnë, u mësojnë atyre disa fjalë të gjuhës angleze dhe i bëjnë të votojnë”. Më pas ai foli për padite penale.
“Ju e dini që unë jam akuzuar më shumë se Al Capone. A keni dëgjuar ndonjëherë për Al Capone? Ndoshta mafiozi më i madh nga të gjithë”, i tha Trump turmës.
Skena në New Hampshire ishte një vështrim i hershëm disi surreal i fushatës së ardhshme, në të cilën Trump, i preferuari për nominimin presidencial republikan, pritet të përballet me gjyqin e tij të parë penal më 5 mars, i njohur gjithashtu si ” Super e Marta”, sepse 14 shtetet votojnë në zgjedhjet primare. Megjithëse data e fillimit të gjyqit mund të shtyhet.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
90%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do të mbarojë lufta në Iran më 9 prill? Eksperti Ilir Aliaj për Report TV: Konflikti po kushton miliarda, Trumpit i ka hasur sharra në gozhdë
30 Mars, 19:44
-
Donald Trump, presidenti i një epoke të re që mbështetet te forca por rrezikon të humbasë
30 Mars, 18:17
-
Plastika, kostoja e fshehur e luftës në Iran! CNN: Ekspertët paralajmërojnë rritje të çmimeve të produkteve brenda 2-4 muajsh
30 Mars, 16:52
-
Porositi pistoletë nga SHBA-të duke e maskuar si lodër për qen, 19-vjeçari shqiptar në Britani dënohet me 6 vite e 3 muaj burg
30 Mars, 16:03
-
Irani konfirmon vrasjen e Komandantit të marinës së Gardës Revolucionare
30 Mars, 15:28
-
Sekretari amerikan i Shtetit Rubio: Objektivat tona në Iran do të arrihen brenda disa javësh, jo muajsh
30 Mars, 15:16
-
Trump paralajmëron: Nëse nuk ka marrëveshje me Iranin, do të hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg
30 Mars, 14:57
-
Mes Trump-it dhe Iranit fiton Kina? 7 arsyet pse Xi Jinping-u është një hap para (të paktën për momentin) në sfidën e Hormuzit
30 Mars, 14:34
-
VIDEO/ Desire Doue shënon golat e parë me 'Gjelat', Franca fiton 3-1 kundër Kolumbisë në SHBA
30 Mars, 13:11
-
Synon të pushtojë ishullin Kharg në Iran, çfarë deklaronte Trump para 38 viteve
30 Mars, 12:32
-
Trump, presidenti amerikan i një ‘epoke të re’ që mbështetet te forca (por rrezikon humbjen)
30 Mars, 08:13
-
Bombardues në fluturim dhe 17 mijë ushtarë gati për operacione tokësore në Iran, ishujt janë objektivat e parë
30 Mars, 07:20