Real Madridi fitoi dje 2-5 me Liverpoolin në transfertë, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 në Champions League. Mediat në ishull kanë "kryqëzuar" mbrojtësin e Liverpool, Alexandër-Arnold për golin e tretë të pësuar nga ekipi i tij.
Në minutën e 47 të ndeshjes, Militao lëvizi bukur në zonë dhe i pambuluar shënoi për fitoren e "Galaktikëve". Kaq ka mjaftuar që tifozët të vendosin gishtin mbi Arnold, me mbrojtësin që e la të lirë Militaon.
Në pamje duket qartë se Arnold e humbet kundërshtarin, duke mos ndjekur aksionin për t'i hapur rrugë fitores së kundërshtarëve.