Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në drejtim të qytetit bregdetar. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina është djegur tërësisht, teksa tymi ka mbuluar të gjithë zonën.
Fatmirësisht drejtuesja 33-vjeçare e mjetit ka dalë e palënduar nga mjeti.
"Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.