VIDEO/ U dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, kush është Milan Raidoiçiç, orkestroi sulmin terrorist në Banjskë

VIDEO/ U dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, kush është Milan Raidoiçiç, orkestroi sulmin terrorist në Banjskë

1695725197_milanradojiq.jpg

Më 26 shtator, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video, ku pretendon se një burrë i veshur me uniformë dhe armë në duar, sikurse një grup burrash tjerë, është Radoiçiçi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë. Si pasojë e sulmeve është vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Radoiçiç, 45-vjeç, ka lindur në Gjakovë, një qytet në jugperëndim të Kosovës. Për organet e drejtësisë në Serbi, emri i tij është i njohur prej vitit 2011, pasi kundër tij dhe Zvonko Vesellinoviçit ishte ngritur aktakuzë në Beograd për përvetësimin e 32 kamionëve të firmës “Hipo Alpe Adria Lizing”.

Millan Radoiçiçi ka tjetër nam në Prishtinë, e tjetër në Beograd. Autoritetet e Kosovës e përmendin si person në arrati, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të akuzuar disa herë si kriminel. Në Serbi ai është konsideruar “mbrojtës” i serbëve të Kosovës, madje edhe nga presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiç. Millan Radioiçiç është nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Më 2 shkurt të këtij viti, Radoiçiçi ka marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme në Parlamentin e Serbisë. I ftuar aty ka qenë edhe presidenti serb, Vuçiç.

Emri i tij ka çuar në dhunë mes deputetësh në Kuvendin e Kosovës në korrik të vitit 2023. Në njërën prej seancave parlamentare, kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari - Lila, është kritikuar ashpër për një audio-inicizim, në të cilin ajo e ka pranuar se ka biseduar me Radoiçiçin. Por, kjo nuk ka qenë hera e parë që zyrtarë të Kosovës kanë biseduar dhe e kanë takuar atë.

Katër vite pas vrasjes së Ivanoviçit, në janar të vitit 2022, Radoiçiçi është shpallur sërish në kërkim nga autoritetet e Kosovës, nën dyshimet se ka ndikuar në frikësimin e dëshmitarëve në rastin e njohur si “Brezovica”. Më shumë se 100 persona janë hetuar e dhjetëra të tjerë janë akuzuar për këtë rast që ka të bëjë me ndërtime pa leje, degradim të ambientit dhe marrje të ryshfetit. Një muaj më vonë, në shkurt, Radoiçiçi i ka ikur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak dhe ka hyrë nga Serbia në Kosovë. 


Lajmi kryesor:

Sulmi në Veri të Kosovës, Radoiçiç merr përgjegjësinë: I bëra rezistencë regjimit të Kurtit, asnjë mbështetje nga Serbia! I bastisen e sekuestrohen pronat! Vuçiç: Do përgjigjet para organeve serbe


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur