VIDEO/ U përfol për në Kombëtare, sulmuesi shqiptar shënon golin e 6 në Kroaci

VIDEO/ U përfol për në Kombëtare, sulmuesi shqiptar shënon golin e 6 në Kroaci

Arbër Hoxha

Slaven Belupo dhe Hajduku i Splitit barazuan 2-2 për javën e 17 në elitën e futbollit kroat. Në këtë sfidë shënoi edhe sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha. Me rezultatin 0-2, Hoxha i hapi rrugë Slaven Belupo në minutën e 49 me golin e parë të ndeshjes për Belupo.

Një aksion nga e djathta e sulmit bëri që krosimi i Kvrzic të shfrytëzohej nga 24 vjeçari shqiptar që shënoi me kokë. Më pas Krstanovic barazoi ndeshjen. Në këtë sfidë shkëlqeu edhe shqiptari tjetër, Emir Sahiti që dhuroi asist te Hajduk. Arbër Hoxha me këtë realizim gjen golin e gjashtë në Kroaci, me sezonin që ka qenë fantastik. Pak javë më parë emri i tij u përfol për një aktivizim në kombëtaren shqiptare. Forma e Hoxhës e ka ndihmuar Slaven Belupo që të renditet në vendin e katërt.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar