Siç mund të shihni edhe nga kjo video, brenda tre ditëve, punonjësit e ndërmarrjes së Bashkisë së Tiranës larguan inertet e krijuara nga prishja e ndërtimit pa leje dhe bënë mbjelljen e pemëve të reja në lulishten që do të mund të përdoret tashmë nga gjithë banorët e pallateve përreth.
VIdeo/ Ndryshimi drastik i zonës në 1 minutë
Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projekteve për zgjerimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe vendosjen e tyre në shërbim të qytetarëve. Nisma “Tirana në punë” ka sjellë lirimin e hapësirave, rikualifikimin urban dhe ndërtimin e disa kënde lojërash për fëmijë në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë këtyre 3 viteve.
[gallery]25647[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO










