U tha se babai i tij biologjik ishte një gazetar shqiptar, reagon Vuçiç: Ky është babai im dhe jam krenar për famijen time

U tha se babai i tij biologjik ishte një gazetar shqiptar, reagon Vuçiç: Ky është babai im dhe jam krenar për famijen time

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe babai i tij, Andelko Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është shfaqur në një video-mesazh mbrëmjen e djeshme (4 Nëntor) me babain e tij, drejtuar popullit serb, për shkak të lajmit të publikuar nga mediat në Beograd që insinuan se babai i tij biologjik ishte gazetari shqiptar Fahri Musliu. Teksa ndodhet pranë babait të tij, Andelko Vuçiç, Presidenti i Serbisë ka thënë se është krenar për prindërit dhe familjen që ka.

“Ata politikanë që mbrëmë tentuan të sulmojnë familjen Vuçiç përmes mediave të tyre, nuk sulmuan vetëm familjen tonë. Ata nuk sulmuan nënën time, gruan e babait tim, babain tim, mua… Ata sulmuan çdo familje në Serbi, duan shkatërrimin e familjeve tona dhe shkatërrimin e vendit tonë ashtu siç e shkatërruan nga viti 2000 deri në vitin 2012", tha Vuçiç.

Presidenti thotë se lajmi i pa vërtetë që synon familjen e tij është publikuar për ta dëmtuar atë politikisht, sepse dy ditë më parë ai ka shpërndarë Parlamentin dhe ka njoftuar zgjedhjet e reja më datë 17 Dhjetor 2023.

Ata kanë shkruar, për ata që nuk e dinë, se njëfarë zoti Fahri Musliu është babai im, duke dashur të them se është. Unë jam krenar për babanë tim. Ai është shumë më i mirë se unë dhe unë kam mësuar shumë prej tij… Për nënën time dhe unë e di se sa e ndershme, besnike dhe e nderuar ishte ajo ndaj tij, familjes dhe venditMë lejoni t’ju them edhe një herë se babai im është Angjelko, e dua pafund dhe do t’i shpëtojmë të gjitha familjet në Serbi nga ju njerëz të papërgjegjshëm, nga ju të përndjekur, nga ju që do të shkatërroni gjithçka që ka bërë ky vend”, me këtë fjalim e mbylli Vuçiç video-mesazhin duke përqafuar babain e tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 06/11/2023 08:41

    Ky ka thënë: "për për një serb le t'i vrasim 100 Boshnjak" Shoku i Edi Ramës! Ky ka punuar në restorant në Londër si pjatalarës. Me punue nuk bëhet i keq njeriu por desha të them që edhe i yni i gjati është rrugaç dhe dikur vraponte me sopatë rrugëve dhe poashtu me kuzhinën popullore të Parisit ka qenë i afërt sepse shkonte në mbrëmje të merrte supen aty! Paramendojeni sikur Macron të sorollatej rrugëve të Tiranës dhe Charles de Gaulle e thërret, eja të ta jap pushtetin që t'ua bësh! Ja tani, le ta mbajmë dhe gëzojmë Ballkanin e hapur dhe autonominë serbe në veri të Kosovës dhe tani atë greke në jug! Shokëve të mirë ua sheh njeriu hajrin..

    Përgjigju
  • Scutari: 05/11/2023 10:54

    Ky është më i keq se Milosheviçi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë