DANIMARKË - Kairat Almaty u mposht me rezultatin 3-2 nga FC Copenhagen në ndeshjen e djeshme të Champions League, por historia më e veçantë e mbrëmjes nuk erdhi nga fusha, por nga shkallët e stadiumit.

Vetëm 10 tifozë të klubit kazak bënë një udhëtim prej 5000 kilometrash për të ndjekur ekipin e tyre në Danimarkë. Pavarësisht numrit të vogël, përkushtimi i tyre nuk kaloi pa u vënë re.

Vendasit e FC Copenhagen organizuan një gjest të veçantë në shenjë respekti, duke u shpërndarë dhurata zyrtare dhe duke i nderuar për udhëtimin e tyre gjithë sakrifica për një distancë të madhe.

Tifozëve iu mundësua zbritja në fushë për të bërë fotografi, një përvojë që theksoi bashkimin dhe respektin mes klubeve dhe e bëri sfidën shumë më të veçantë, edhe pse rezultati nuk i buzëqeshi skuadrës së tyre.