Vlore- Dëmtimi i tubave në zonën e ujit të Ftohtë, pranë vendit të quajtur Rrapi ka transformuar vendin në një shatërvan të vërtetë.
Uji me furi ka vërshuar në zonën përreth që është në ndërtim e sipër.
Madje uji kaloi katin e tretë të godinës, ndërsa disa biznese pësuan dëme. Shpërthimi i tubave ndodhi kur në lokale kishte klientë të cilët u larguan në panik.
Prej kohësh Vlora është kthyer në një kantier ndërtimi ku po bëhen linjat e reja të ujësjellësit dhe mesa duket testimi I tubave ose defektet në rrjet kanë shkaktuar këtë situatë.