Ukraina goditi objektivat në Shën Petersburg të Rusisë gjatë natës. Mësohet se për sulmin është përdorur një dron i prodhimit vendas që fluturoi 1250 kilometra.
Kështu ka deklaruar një ministër i qeverisë ukrainase, i cili ka dhënë edhe disa detaje, raporton skynews. Oleksandr Kamyshin, ministri i Industrive Strategjike që mbikëqyr prodhimin e armëve, citohet të ketë thënë në Davos se “mbrëmë ne goditëm objektivin dhe kjo gjë fluturoi saktësisht 1250 km”.
Po ashtu janë publikuar edhe pamjet e para të sulmit ukrainas në qytetin e njohur rus, Shën Petersburg.
Ndërkohë, sot autoritetet ruse kanë raportuar se një dron kishte si cak të sulmit kryeqytetin rus, Moskën. Megjithatë, droni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore në qytetin rus Podolsk, pa arritur synimet e saj.
The drones that attacked the oil depot in St. Petersburg were made in Ukraine
— NEXTA (@nexta_tv) January 18, 2024
The Minister of Strategic Industries of Ukraine reported that the drones flew precisely 1250 km, successfully hitting the target. pic.twitter.com/SzdexTCic3