Policia e Tiranës ka uruar në një mënyrë të veçantë festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
 
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, efektivët e policisë urojnë kryeqytetasit dhe jo vetëm, për festat e Nëntorit, ngritjen e flamurit në Vlorë dhe çlirimin nga pushtuesit nazifashist, 28 dhe 29 Nëntor.
 
Në video përcillen edhe mesazhe sensibilizuese për përkujtimin e ditës historike të Flamurit rreth të cilës janë të gërshetuara gjuha dhe tradita shqipe. 

[gallery]19872[/gallery]