MILANO - Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026' ishte me të vërtetë madhështore, pasi në të paraqitej klasi dhe kultura italiane, e përzierë me traditën e shumë vendeve pjesëmarrëse.

Një moment për të mos u humbur ishte edhe nisja e ceremonisë, kur në ekranet e 'San Siros' u shfaq një video. Në të, një tram udhëtonte në një mbrëmje milaneze, me disa sportsitë brenda tij, si dhe dy fëmijë.

Midis këtyre, vetëm në fund, zbulohet se një nga pasagjerët është vetë Sergio Mattarella, presidenti i Italisë, i cili merr lodrën prej pellushi që i ra nga duart një vajze të vogël dhe buzëqesh.

Përpara se të zbresin, një kthesë tjetër. Piloti është Valentino Rossi, kampioni i paharrueshëm i Moto GP, një tjetër simbol italian. Tramvaji mbërrin në "terminalin" San Siro, të dy shtrëngojnë duart dhe nga njëra anë Rossi rregullon kapelen për të vazhduar udhëtimin, nga ana tjetër Mattarella drejtohet drejt stadiumit për të inauguruar Lojërat Olimpike Dimërore.