VIDEO/ Valverde kërkon falje, tifozët brohorasin emrin e tij në 'Bernabeu'

VIDEO/ Valverde kërkon falje, tifozët brohorasin emrin e tij në 'Bernabeu'

Federico Valverde

Federico Valverde ka marrë një mbështetje të madhe nga tifozët në "Bernabeu". Mesfushori i Galaktikëve së fundmi u përfshi në një sherr me lojtarin e Villarreal, Alex Baena, duke e goditur me grusht këtë të fundit pas ofendimeve për familjen.

Përpara se të fillonte ndeshja kundër Chelsea-s në Champions League, me dy skuadrat gati për të filluar lojën, tifozët në "Bernabeu" filluan të brohorasin emrin e uruguaianit, i cili ia ktheu gjestin, duke vendosur njërën dorë në zemër dhe tjetrën në drejtim të tribunave, në formë falenderimi.

Valverde bashkoi duart në ajër, në një lloj gjesti për të kërkuar falje. Ai që foli për Valverden ishte trajneri  Carlo Ancelotti. “Për mua Valverde ka qenë më i miri në fushë. Pas dhjetë minutash ne kemi ndryshuar pak pozicionin dhe ka qenë çelësi i rimëkëmbjes”, tha italiani.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie