Në Euro 2024, mbështetësit e kombëtareve po dhurojnë spektakël, duke prekur edhe në tradita. Fillimisht, tifozët e Shqipërisë ngacmuan ata të Italisë, ku thyen spaghetti (një nga ushqimet tradicionale të këtyre të fundit) pak para ndeshjes në Grupin B.
Trendi i nisur nga tifozët kuqezi ka vazhduar me ata të Austrisë, që kanë provokuar të Francës. Një tifoz austriak ndan në mes bukën e njohur në Francë, “baguette”, duke sinjalizuar se do të shpresojnë për fitore ndaj tyre sot.
Austria fans snapping baguettes in front of French fans ???? pic.twitter.com/ytMhAn1I3L
— FPL Focal (@FPLFocal) June 17, 2024
Komente









