Vedat Muriqi është padyshim futbollisti më rezultativ i Mallorcas. Edhe për raundi e 19-të në La Ligan spanjolle të futbollit, sulmuesi tundi rrjetën me golin e shënuar në minutën e 30-të, duke barazuar momentalisht rezultatin për 1-1, por Vallecano e mbylli në avantazhin 2-1 pjesën e parë.
Me këtë gol Muriqi shkon në kuotën e 11-të realizimeve këtë sezon, teksa më shumë se ai ka shënuar vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit me 18 gola.
Nga minuta e parë për Mallorcan luajti edhe Marash Kumbulla, që përfitoi nga mungesat për t’u kthyer titullar pas një kohe të gjatë. Në anën tjetër Ivan Balliu u aktivizua për Vallecanon në minutën e 38-të. Mbrojtësi i Kombëtares mori vendin e Ratiut.
Komente






