VIDEO/ Veliaj në mesazhin e së dielës: Rikthyem rregullin, disiplinën dhe ligjshmërinë në qytet, Tirana larg qytetit që gjetëm 8 vite më parë

Tirana nuk ka krahasim me atë që ishte 8 vite më parë. Ky ishte mesazhi i kësaj fundjave i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se në kryeqytet është rikthyer rregulli, ligjshmëria dhe pastërtia.

“8 vjet më parë, kur morëm detyrën, u përballëm me një situatë thuajse anarkie në rrugët e qytetit tonë, me ndërtime pa leje, zona publike të zaptuara si të ishin pa zot, trotuaret ishin kthyer në makth për qytetarët, parkingjet ziheshin nga arkat e birrës. Mungesa e rregullit në qytet ishte një shqetësim kronik për nënat me karroca, rrugët e pasigurta për fëmijët që shkonin në shkollë, këmbësorët që nuk dinin nga të kalonin mes lokaleve që i vendosnin tavolinat e karriget në mes të rrugës dhe shitësve ambulantë që shisnin në kushte jo higjienike, në çdo oborr shkolle dhe në çdo cep pallati apo trotuar. Ky ishte imazhi i një Tirane që askush nuk ndihet krenar kur e kujton”, kujtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk jemi ende aty ky duhet, por padyshim që sot Tirana është shumë herë më e rregullt dhe më e disiplinuar.

“Në qytet ka rregull falë një trupe dinjitoze, të mirëtrajnuar dhe të disiplinuar, që është sot Policia moderne Bashkiake, e cila gjithashtu ka zbutur edhe hendekun gjinor që ekzistonte më parë në këtë institucion, duke rekrutuar 100 vajza police bashkiake nga vetëm 1 që kishte. Sot kjo trupë i përgjigjet denjësisht nevojave dhe halleve të qytetarëve. I jam shumë mirënjohës trupës tonë të Policisë Bashkiake për të gjithë përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm që Tirana të jetë më e sensibilizuar, të jetë më qetë, më e paqtë më e sigurt dhe e rregullt”, tha ai. 

Sipas Veliajt, në vitet 2011-2014 Policia Bashkiake merrte mesatarisht 4,600 raportime, ndërsa nga 2019-2022 ka marrë 117,000 raportime dhe ka adresuar 25 herë më shumë çështje dhe problematika të qytetarëve.

“Sigurisht, nuk jemi ende në ambicien tonë më të lartë, por kemi arritur të shmangim ndërtimet e zaptimet e paligjshme, që nga rrugët kryesore e deri në brendësi të lagjeve nëpër cepa pallatesh. Ato që ndodhën në vitet ‘90 sot nuk ndodhin më dhe kemi rikthyer shumë hapësira publike tek banorët dhe këmbësorët e qytetit,” shtoi ai.

Veliaj foli edhe për luftën ndaj informalitetit në Tiranë.

“Deri sot janë kryer mbi 980 ndërhyrje për lirimin e zonave të ndryshme nga ndërtimet informale dhe 950 ndërhyrje për t’i hapur udhën projekteve, rrugës te Astiri apo një shkolle, kopshti, çerdhe, apo ndërtimeve të infrastrukturës së tërmetit te lagjia “5 Maji”, apo në zonat ikonike të qytetit, siç ka qenë çlirimi i sheshit Skënderbej, i Pazarit, i Kalasë, i Liqenit të Tiranës. Informaliteti i ndërtimit është ulur me 95% dhe kjo falë, jo vetëm reagimit të menjëhershëm të Inspektoriatit të Ndërtimit, por edhe asaj të qytetarëve, të cilët njoftojnë në kohë reale sapo dikush vendos gabimisht një tullë, apo bën një ndërhyrje edhe duke përdorur aplikacione si Tirana Ime,” deklaroi ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popopo: 20/03/2023 10:09

    Mos e votoni varrmihesin e Tiranes!!! Mos shkoni fare ne votime, bojkot! bojkot!

    Përgjigju
  • hasani: 20/03/2023 01:56

    I mbylle dy mandate dhe akoma nuk e ke bere kampusin universitar,o erion ,,,dhe brenda teritorit te qytetit studenti akoma ka shtepi --hotele te paligjshme qe duhen shembur...aty ke dhe nje universitet privat ne teritorin e konvikteve .... turp...c'fare ke bere ne tirane o kungull ne dy mandate...prishe lojrat e femijeve tek rruga e elbasanit dhe ia dhe token kastratit per pallat..femijet nuk kane nje kend lojrash,..te mallkofte zoti,,nuk kam kohe te flas per shkatarrimin e tiranes...votoni endri shabanin,,se keto dy parti IA KANE BERE JETEN SHQIPTAREVE SKETERRE....

    Përgjigju
  • Skdj: 19/03/2023 21:10

    Plerë, bufon

    Përgjigju
  • jusufi: 19/03/2023 17:28

    ti e shkatarrove tiranen mor maskara me pallate e betonizim kudo,,asnje lulishte ,,,asnje fushe sportive

    Përgjigju
  • Tironsi: 19/03/2023 16:49

    Sigurisht qe ka ndryshime, por shumica jane per keq. Beton, zhurme, pisllek, pluhur.

    Përgjigju
  • Enida: 19/03/2023 15:57

    Asnje qytetar tiranas nuk te do. Ti e di mire, por je genjeshtar qe beson genjeshtrat qe thua. Manipulon votat, ashtu do besh dhe kesaj here, per me tepet qe kundershtar te kane vene nje gjydyrim si Kellici, se po te ishte Alimehmeti nuk merrje Jo Tiranen, por as Ndroqin

    Përgjigju
  • Zdromsi: 19/03/2023 15:05

    Nuk ka me kontroll mbi qytetin. Pale me banda e barone qe komandojne tashme kryeqytetin.

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/03/2023 14:57

    Me duket nje tallje. Kryetari I bashkise Tirane edhe gjithe pushteti ne fakt duhet te kerkoj ndjese ne kete aspekt. Vetem rregull e disipline nuk ka ne rruget e Shqiperise. Shume gjera kane ndryshuar qe nga koha e Saliut , ky aspekt shume pak ose aspak. Ne Tirane ndertuan ne mes te sheshit katet pa leje e deri pallate te tere ne periferi.Sa here vij ne Tirane eshte e tmershme te shohesh rrugacerine me makina, njerez qe shesin te ulur ne bythe ne trotuare, rroba te vjetra e te perdorura qe hapen e shiten ne mes te trotuarit, lokaket qe kudo zene trotuaret me tavolina, apo shitesit e perimeve qe e zene gjithe trotuarin deri tek rruga e makines. Te pakten kerkoni ndjese. Vertet jam I majte , por nuk jam qorr.

    Përgjigju
  • Beni: 19/03/2023 14:55

    po ej ske faj, para 8 vitesh Tirana ishte qytet, tani eshgte kthyer ne nje germadhe ndertimesgh

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/03/2023 12:41

    Tirana e 2023, èshtè njè kazan ku vlon rrumpalla. Cilèsia e jetès pèr banorèt qè mbushin kafazet nè pallate dhe flasin pèr "shtèpi", èshtè zero. Furnizimi me ujè, mbetet njè katastrofè e vèrtetè. Kaosi urban, i shkaktuar me dhènien e lejeve tè ndèrtimit (edhe nga ky Veliaj qè shitet pèr mè i mirè),ka bèrè qè lagje tè vjetra qè bartnin kulturèn e qytetit, tè zhdukeshin pèr ti lènè vèndin pallateve, ku "probarèt e kafazeve", hanè kokat e tyre pèr njè vènd parkimi pèr makinat. Erion Veliaj, ka mèsuar nga i pari i partisè sè tij, tè vèrvisè lugèn bosh dhe tè "ngopè" me tè. Tirana e atyre qè u lindèn dhe u rritèn aty, nuk egziston mè. Nè vènd tè saj, kemi njè xhungèl kaotike. Erion Veliaj, me videot e tija tallava, vetèm se ma shton neverinè pèr qytetin tim. 500 metra nga qèndra, sheh fasadat e pallateve qè presin jo vetèm masa teknike pèr anèn estetike tè qytetit por edhe pèr tè pasur sadopak njè politikè qè ndihmon qytetarèt pèr njè mundèsi banimi me kushte bashkèkohore. Pèr kètè mè nevojitet bashkia dhe jo vetèm si qendèr korrupsioni.

    Përgjigju
  • Nen/kryetari: 19/03/2023 12:39

    Une do e vleresoja ndryshe numrin e larte te ankesave, jane rritur numri i abuzimeve dhe nuk ka kontroll mbi teritorin nga policia bashkiake. Pastrimi behet njesoj i perditshem Trotuaret e mbytura nga vazot qe vendosin kufirin e lokaleve, Rruget e mbuluara nga dheu i kamioneve qe hapin gropat e pallateve gati nje ne cdo jave. Policia bashkiake eshte e koruptuar per te gjitha sa me lart ose ka direktive nga ju mos te shwetesoje asnje ndertues. Fatkeqesia me e madhe e tiranes eshte se ska nje kandidat nga shoqeria civile... dhe per aw kohe sa ska ti do vazhdosh te abuzosh!

    Përgjigju
    • Fori: 19/03/2023 21:08

      Bravo plako

  • Dokrra: 19/03/2023 12:19

    Trafiku, betoni dhe mungesa e hapesirave publike vijon njesoj ne mos eshte perkeqesuar...

    Përgjigju
  • Rama: 19/03/2023 12:19

    O legen o mashtrus qe para zgjedhjeve up breket e ha akullore o erion veliaj. E ke bet tiranen hale vec ndertime ka e po thithim pluhur

    Përgjigju
  • Banori: 19/03/2023 11:52

    Edhe Sot ashtu siç ishte është?!..nuk ke Trotuare,eja në rr Frosina Plaku,shtrihet Asfalt elektoral,po nuk prishet as një gardh abuziv e mur..për t'i liruar vend trotuarit?!

    Përgjigju
    • Tani: 19/03/2023 15:50

      Une mendoj se ti nuk duhet te kandidosh per bashki te tiranes. Ka mira e mira intelektual te mire tirana per marre fatet je dore. Ti je bere shume pis me konjoktuar tua ne drejtime bashkise. Ti duhet te japesh pergjigje per menyra ku ke kantadisur tirane.. Vetem vendos taksa, taksa 100 mileke per gjelbrim, a mund te thuash ku ka gjelbrim tirana? Taksa te tjra, eshte turp qe rruga fresku me gropa..per cdo gje ve takse dhe sdin ku shkojne taksat. Popull reagoni per te ardhmen neser do jete vone

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat