Festat/ Veliaj dy fjalë zemre për qytetarët e Tiranës: Ky ishte një vit i jashtëzakonshëm, 2024 edhe më i mirë! Na presin shumë plane dhe projekte me energji pozitive

Festat/ Veliaj dy fjalë zemre për qytetarët e Tiranës: Ky ishte një vit i jashtëzakonshëm, 2024 edhe më i mirë! Na presin shumë plane dhe projekte me energji pozitive

Erion Veliaj

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit përmes një videomesazhi, për një mbyllje sa më të bukur të këtij viti që po lëmë pas dhe një nisje sa më të mbarë të vitit që vjen.

Ndër të tjera, Veliaj e cilëson vitin që po mbyllet si një vit të jashtëzakonshëm për Tiranën, me një bilanc tejet pozitiv, si dhe thekson se viti 2024 pritet të jetë po aq i suksesshëm për kryeqytetin dhe të gjithë vendin.

“Këto janë ditët e fundit të një viti të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm për Tiranën. Unë jam krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku, duke nisur nga pritja bujare e mbi 10 milion turistëve, ku shumica vizituan Tiranën dhe pastaj gjithë vendin tonë, e deri te çerdhet, kopshtet e shkollat e reja, që ndërtuam për fëmijët e këtij qyteti këtë vit. Pa harruar këtu edhe projekte të mëdha siç ishte Piramida, transformimi i së cilës zuri faqet e para të shumë mediave botërore, e që sot gjallon nga zërat e fëmijëve dhe të rinjve, si shkolla më e madhe në Ballkan për punët e së ardhmes”,-  shprehet ai.

Kryebashkiaku shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe shtetërore, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të mbarëvajtjes së jetës në Tiranë.

“Ne kemi bërë shumë, vërtet, por jam i bindur që po të vazhdojmë kështu, të bashkuar e solidarë, me mëngë të përveshura, duke mbështetur njëri-tjetrin edhe gjatë vitit që po vjen, ne do të bëjmë akoma edhe më shumë dhe ditët më të mira për Tiranën do t’i kemi përpara. Ndaj, sot dua që të uroj secilin prej jush, që çdo ditë jep pa kursim energjinë e tij për jetën e këtij qyteti. Dua të ndalem te stafi shëndetësor, te policia, zjarrfikësit, punëtorët e qytetit, mësuesit, edukatorët, këdo që i dhuron jetë qytetit tonë me punën e tij të mrekullueshëm”,- deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë shpreh bindjen se 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë pas ishte më i miri deri më sot, duke shënuar një histori suksesi në shumë fusha.

“Unë s’kam asnjë dyshim që viti 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë ishte më i miri deri më sot. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë vitin që kaloi, këtë vit ne po mbyllim një tjetër titull të jashtëzakonshëm si Qyteti Evropian i Sportit. Një histori suksesi, ku pamë djem dhe vajza të angazhoheshin në aktivitete sportive ashtu siç pamë dhe sportistët elitarë të shkëlqejnë në disiplinat e tyre. Ndërkohë, mezi presim që vitin tjeter Tirana të jetë epiqendra e gjithë bashkive të rajonit, si Presidenca B40. Sapo morëm një tjetër lajm të mirë ku në 2025, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Mes rinisë, artit, kulturës dhe Tiranës si titulli Evropian i Shqipërisë tonë evropiane në Ballkan, unë jam vërtet krenar për punën e secilit prej jush. Na presin shumë detyra dhe shumë plane dhe projekte të mira me energji pozitive dhe me këmbëngulje ne mund t’i arrijmë e t’i realizojmë me shumë sukses”, deklaron Veliaj.

Në videomesazhin e tij, ai uron të gjithë për një vit të mbarë dhe plot begati në familjet e tyre.

“Çdo qytetari të Tiranës, kudo ku ai jeton, në cepat e këtij qyteti të stërmadh, i uroj që tavolinën dhe zemrën ta kenë plot këto ditë. Ju uroj të kaloni festa të bukura me njerëzit tuaj më të dashur, ata që mund të jenë kthyer nga emigracioni, duke i pasur pranë, dhe paçi vetëm suksese në jetën tuaj dhe për familjet tuaja. Kujtdo që për një rrethanë apo një tjetër këtë vit pati fatkeqësi apo humbi njeriun e afërt, uroj që të bëhet më i fortë, të ecë përpara pa u ndalur, pa u dorëzuar. Çdo fëmijët që do të lindë i uroj jetë të gjatë dhe mirë se vjen në qytetin tonë, ku do të rritet me dashuri dhe me ngrohtësi”, përfundon mesazhi i Veliajt.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I. Lir: 25/12/2023 00:16

    Dakort o kryetar i Bashkise per ato qe the me lart. Por vetem se me trafikun si do i behet ne kete qytet ku ti je zgjedhur tu sherbesh qytetareve.? Sepse nuk jane pak njerzit qe kane automjete dhe qe duan te levizin me to. Sepse prandaj i kane blere. A mundet te vihet si prioritet nga ju per te regulluar kete problem te temershem ne qytetin tone? Sepse poseduesit e automjeteve nuk jane pjesa e shoqerise qe duhet mare inat sepse levizin me makina.Ata nuk kryejne krim se perdorin makinen.Dhe duhet bere çeshte e mundur qe tju lehtesohet ky aktivitet. Kaq e veshtire eshte te ndertohen mbikalime thjesht me shkalle hekuri neper rrethrrotullimet kryesore ne Tirane? Bullgaria p.sh ne Plovdiv e ka zgjidhur qe ne kohen e socializmit problemin me nenkalime per qytetaret,duke krijuar edhe nje rjet dyqanesh nen toke ku kalimtaret pervecse kalojne te sigurt bejne edhe pazarin. E trafiku i makinave lirohet jashtezakonisht vetem nga kjo nderhyrje duke ritur edhe shpejtsine e levizjes e ulur ndotjen nga gazrat e makinave ne keto vende te Tiranes. Sepse duke u perpjekur per te zgjidhur kete problem do tju vini fre edhe fjaleve qe thuhen se "keni marveshje me shitsit e karburanteve qe te rendohet trafiku ne menyre qe te harxhohet sa me shume karburant duke rritur keshtu sasine e shitur e fitimet e tyre". Qofte larg te jene te verteta keto fjale...sepse kuptohet qe se bashku me cilesine e karburanteve do mendojne njerzit se ka bashkepunim te shtetit me nafteshitsit e naftes se perziere ne vrasjen e njerzve nga kanceri,leucemia e dhjetra semundje qe vijne nga perzjerjet magjike te karburanteve. Sigurisht n.q.s jane te verteta keto fjale qe perfliten lart e poshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur