VIDEO/ Villarreal bën surprizën e madhe, mposht Real Madridin në La Liga pas 100 minutave lojë! 'Buzëqesh' Barcelona

VIDEO/ Villarreal bën surprizën e madhe, mposht Real Madridin në La Liga pas 100 minutave lojë! 'Buzëqesh' Barcelona

Dyluftim mes Moreno dhe Alaba

Në "Estadio de la Ceramica", Villarreal fitoi 2-1 me Realin e Madridit. Djemtë e Ancelottit pësojnë humbjen e dytë sezonale, teksa "Nëndetësja e verdhë" bën për "ujë të ftohtë" Realin. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Duhej minuta e 47 që Pino të zhbllokonte ndeshjen për vendasit. Në minutën e 60-të, Benzema barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm tre minuta më vonë, Moreno po nga 11 metra kaloi në avantazh Villarrealin. Edhe pse ndeshja zgjati 100 minuta, "Galaktikët" nuk mundën të barazonin. Me këtë fitore, "Nëndetësja e Verdhë" shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, teksa Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 38 pikë. Po 38 pikë ka edhe Barcelona kryesuese, që luan nesër kundër Atletico Madrid.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Real Madrid pëson humbjen e dytë sezonale, Villarreal i bën 'gjëmën' madrilenëve! Muriqi s'e ndihmon dot Mallorcan


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin

Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin