Video virale që çmonton propagandën e treshes Berisha-Meta-Kryemadhi, evazioni u denoncua në vitin 2018, po luajnë teatrin e radhës

Një video që çmonton propagandën e treshes Berisha Meta Kryemadhi sa i takon deklaratave të fundit publike mbi evazionin fiskal po qarkullon në rrjet.

Në këtë video të gjitha deklaratat e atyre që përmbledhtazi cilësohen në mënyrë ironike “Propaganda e Armiqve të Drejtësisë” ku Kryemadhi flet për 24 kompani të kapura me evazion, Berisha e quan “skandal kulmor”, ndërsa Ilir Meta që kompleton korin flet për “babëzinë e shekullit” rrëzohen me 1 Fakt të thjeshtë:

“E vërteta është se skema abuzive e mashtrimit me TVSH u zbulua dhe u denoncua nga Drejtoria e Tatimeve në vitin 2018. Administrata tatimore referoi në prokurori 20 subjekte dhe 24 individë përgjegjës, të cilët u dënuan nga Gjykata me 35 vite burg në total”.

Videoja virale tashmë kujton edhe njëherë se qëllimi i vërtetë i treshes “teatrore” nuk është asgjë tjetër vec pushtetit:

“Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Ilir Meta po luajnë teatrin e radhës po në fakt hallin e kanë tjetër kund! Ata nuk meritojnë më asnjë shans.”/Lexo.al

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 14/07/2022 06:24

    Nga 30 vjet teater kan luajtur me kete vend te bekuar. Por kan te drejt se ne fakt duhet te ishin tjeter kund. Bertasin hajduterit kape hajdutin.

    Përgjigju
  • E verteta: 13/07/2022 21:27

    Eshte se fakti qe eshte "denoncuar" dhe "mbyllur qarku" me "tatime" dhe "gjykate" pra "gje e gjykuar" eshte akoma me i rende dhe qe deshmon korrupsionin permes kapjes se shtetit nga Kryeministri dhe me radhe. Edhe gomeret neper rruge me te drejte pyesin "e morrem vesh qe u denoncua, hetua dhe gjukua, po parate ku jane? Ku vane?"???? Jane keto para te vjedhura nga taksat tona, dhe juaja moj e ashtuquajtura redaksi. Parate tona! Tu vije turp qe beheni zgjatim i nje ndermarrje kaq kriminale qe edhe neper bote i ka shoqet e rralla.

    Përgjigju
    • Balo Bënça: 15/07/2022 00:03

      Cubel ... Popullin e kemi me vete! Ata jashtë,e dinë fare mirë që populli nuk është me ne,por u pëlqen të dërgojnë të kundërtën!

    • Cubel breca: 14/07/2022 06:31

      Ketij komentuesit me emrin e* verteta* i vinka keq per figurat e qenerve qe edhe ne pamje jan pamje krriminale. E megjithate keta te sotmit na vjellin pak por te pakten sna vrasin e zhdukin si kjo tershja e famshme. Ketyre ju humbt emri.

    • E verteta: 14/07/2022 05:53

      Eshte qe abuzuesit ne kete rast jane "te paidentifikuar" ndersa ata te hetuar jane viktima te ndermarrjes shteterore kriminale. Dhe serish pyetja qendron: KU VANE PARATE? KUSH I MORI? ME CBANKE U TRANSAKTUAN? TRANSFERUAN? SI KA MUNDESI QE THESARI U BE YXHYMER, DPPPP SYLESH, QKB PERLESH DHEBTATIMET PERSHESH??? Leftoni fort, mos lini azil pleqsh ne kembe.

    • Gerdeci: 13/07/2022 22:44

      Po pra, gjithe ato fakte te cilave iu referohet edhe te 'verteta' vertetojne te kunderten e konkluzioneve te ketij fare komentuesi, pra qe korrupsioni, qe ne fakt ekziston, por po luftohet fort edhe me denime te abuzuesve. Dhe po vazhdon te perndiqet edhe penalisht, njeri rast pas tjetrit. Reforma e gjyqesorit po ndihet dite pas dite.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?

Mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?