VIDEO / Vitamina D, ku gjendet
dhe vlerat në trupin tonë

VIDEO / Vitamina D, ku gjendet<br />dhe vlerat në trupin tonë
Vitamina D është ndoshta vitamina më e rëndësishme për disa sëmundje njëkohësisht më e lehtë për t`u marrë.

Ekspozimi në diell është burim i rëndësishëm i vitaminës D. Rrezet ultraviolet (UV) të diellit janë nxitëse për sintezën e vitaminës D në lëkurë.

Vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit, ndihmon të formohen dhe të ruhen eshtrat e forta. Ndihmon mineralizimin e eshtrave në bashkëpunim me shumë vitamina, minerale dhe hormone tjera. Pa vitaminën D, eshtrat mund të bëhen të holla, të brishta, të buta dhe poroze.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" dietologia Viktoria Naço tha se kjo vitaminë është e vetmja që luan një rol të rëndësishëm tek hormonet. "Trupi ka nevojë të ekspozohet 10 minuta në ditë në diell për të marrë sasinë e duhur të Vitaminës D", u shpreh dietologia Naço.

Kremrat me faktor mbrojtes nga dielli 8 ose më shumë do të bllokojnë rrezet UV të cilat prodhojnë vitaminën D.

Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane