VIDEO/ Vlahovic 'engjëll dhe djall', Juventusi ndalet 1-1 nga Cagliari! 'Zonja' pëson gol pas 628 minutash

VIDEO/ Vlahovic 'engjëll dhe djall', Juventusi ndalet 1-1 nga Cagliari! 'Zonja' pëson gol pas 628 minutash

Penalltia e kthyer në gol nga Vlahovic

Në 'Allianz Stadium' Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Cagliarit. Një sfidë që "Zonja" kishte mundësi ta mbyllte me golin e dytë, por kur nuk shënon do pësosh. Pas vetëm 15 minutave lojë Vlahovic ktheu në gol një penallti për Juven, që pa të kontrollonte lojën. Në të 78 minutë sërish Vlahovic kishte mundësinë për golin e dytë, por i vetëm dhe me portën bosh gaboi nga 6 metra largësi duke e goditur topin jashtë.

Në vijimin e minutave të fundit, një aksion pa shumë pretendime për miqtë pa Douglas Luiz të bënte një ndërhyrje naive në zonë, me arbitrin që pas konsultës me VAR akordoi 11 metërsh për Cagliarin, që u kthye në gol nga Marin.

Aksioni pasardhës pa një top të gjatë për Juven, që u kontrollua bukur nga Conceicao, i cili u fut në zonë dhe u rrëzua. Për arbitrin ishte simulim dhe i dyti i verdhë, teksa Juve mbeti me një lojtar më pak. Më pas Cagliari goditi shtyllën, gjë që e bëri edhe Fagioli për Juven. Në fund 1-1 dhe Juventusi pëson golin e parë këtë sezon në Serie A, duke qenë Cagliari që e ndëshkon pas plot 628 minutash.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas