Vllaznia e femrave mbylli dje aventurën në grupet e Champions League. Vajzat e Nikolin Lekës u mundën 5-1 nga Real Madridi në Spanjë, teksa Megi Doçi realizoi një perlë nga goditja e dënimit në "Alfredo Di Stefano". Vajzat shkodrane mbyllin kështu aventurën në Champions League me vetëm një gol të shënuar dhe gjashtë humbje.
Dueli nisi mirë për Vllazninë, me Megi Doçin që shënoi nga goditja e dënimit në minutën e pestë. Futbollistja më e mirë e Vllaznisë mrekulloi stadiumin, teksa festa ishte si Cristiano Ronaldo.
Fuqia e Galaktikeve më pas u tregua në minutat në vijim, me Real Madridin që shënoi tre herë në pjesën e parë me Weir në minutën e 11 dhe dopietën e Abelleira në minutat 19 dhe 21 (p).
Edhe në pjesën e dytë madrilenet vijuan me ritmin e njëjtë, teksa Camacho në minutën e 78 dhe Partido në minutën e 83 dërguan ndeshjen në 5-1. Pas javës së fundit në grupin A të Champions League për femra, më tej kualifikohen Chelsea si e para e grupit dhe PSG, teksa Real Madrid mbetet jashtë edhe pse me tetë pikë. Në fund Vllaznia me zero pikë që luante për herë të parë në këtë nivel.
ju shemben me gola tane sezonin turp qe gzohhni qe bate gol keni hanger dyrnjane e golave , shkoni mundni kombinatin e bash gzoni vec ne albanistan nodh kjo
Përgjigju