VIDEO/ Vllaznia fiton pas nëntë vitesh në 'Niko Dovana', Teuta 'zhytet' në fundin e renditjes! 0-1 në Durrës

VIDEO/ Vllaznia fiton pas nëntë vitesh në 'Niko Dovana', Teuta 'zhytet' në fundin e renditjes! 0-1 në Durrës

Festa e Vllaznisë

Në "Niko Dovana" Teuta vendase humbi 0-1 me Vllazninë për javën e 14-të në Superligë. Rezultat historik për shkodranët, që fitojnë në Durrës pas nëntë vitesh. 31 gushti i 2014 ishte data kur Vllaznia kishte marrë tri pikë për herë të fundit kundër Teutën në Durrës. Tanimë Qatip Osmani shijon suksesin e parë në stolin e kuqebluve, me Vllazninë që kishte katër ndeshje radhazi pa fitore. Nga ana tjetër, Teuta ka pesë ndeshje që nuk merr tri pikë duke u "zhytur" në fundin e klasifikimit.

Në stadiumin e Durrësit ishte goli i një ish-i si Ildi Gruda që vendosi ndeshjen në minutën e katërt, duke mos festuar në respekt të kohës së kaluar me Teutën. Tanimë me këtë sukses Vllaznia shkon në kuotën e 17 pikëve për vendin e pesët, teksa Teuta me 12 pikë është në vendin e fundit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Egnatia tri pikë në Laç, rrogozhinasit të vetëm në krye të Superligës! Kukësi dhe Skënderbeu 4 gola për një pikë, Vllaznia fitore historike në Durrës


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor