VIDEO/ Vora 'shkërmoq' Besën dhe hedh kandidaturën për elitën, 6 gola në ndeshjen e Kategorisë së Parë

VIDEO/ Vora 'shkërmoq' Besën dhe hedh kandidaturën për elitën, 6 gola në ndeshjen e Kategorisë së Parë

Skuadra e Vorës

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri nisi sot sezonin 2023-24. Ndeshja hapëse në Vorë foli për vendasit, me djemtë e Artan Mërgjyshit që fituan pastër 4-2 kundër Besës së Kavajës. Miqtë verdhezinj rezistuan vetëm në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë i lojës pa Vorën që të dominonte.

Dueli u zhbllokua nga Raboshta në minutën e 27-të, me vorakët që morën avantazhin. Miqtë reaguan shpejt me Mezanin, që vetëm pas dy minutash vendosën ekuilibrat në fushë. Me pjesën e parë që u mbyll 1-1, shfaqja ishte lënë për fraksionin e dytë.

Në të 57 minutë, Qardaku riktheu në avantazh Vorën, ndërsa Xhuljo Tabaku i dërgoi shifrat në 3-1 në minutën e 61. Pas pësimit të golit të tretë Besa u duk e dorëzuar, me Vorën që gjeti edhe golin e katërt. Ishte sërish Jasmin Raboshta që në të 78 gjeti dopietën personale për t'i dhënë tri pikë djemve të Mërgjyshit në debutim. Në fund (90+3) ishte Xhabrahimi që dërgoi shifrat në 4-2.

Nisje e mirë për Vorën, që veç stadiumit të ri ka ndërtuar një grup simpatik duke dashur të jetë në garë për një vend në elitën e Shqipërisë sezonin që vjen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë