31 vjeçari Ervin Tola është vrarë me thikë në Piacenza të Italisë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Tola kishte dalë për kafe me disa miq në rrugën “1 Nëntori” ku u përfshi në një konflikt që përfundoj me pasoj humbjen e jetës. Sipas policisë italiane Tola është gjetur i pajetë në rrugë, kishte marrë disa goditje me thikë. Autori i vrasjes është dorëzuar në polici 12 orë mbas ngjarjes. Bëhet fjalë për një 26 vjeçar italian nga Piacenza.

Sipas mediave italiane Ervin Tola punonte prej disa vitesh në Piacenza, ishte i martuar dhe punonte si piktor.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com