Premier League angleze e futbollit është në javën e 23-të. Gjithçka ka nisur në 13:30, me West Ham dhe Chelsea që barazuan 1-1 në Londër, me "Blutë" e Potter që nuk marrin fitore për tre ndeshje radhazi. Në 16:00 Arsenali ngeci sërish, duke barazuar 1-1 në shtëpi me Brentford. Nesër luhen ndeshjet e mbetura për këtë javë, ku bie në sy Leeds - Manchester United dhe Manchester City - Aston Villa.

Në "London Stadium" në kryeqytetin e Anglisë, West Ham dhe Chelsea barazuan 1-1 për javën e 23-të në Premier League. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, teksa fundi ishte emocionues me VAR që i hoqi golin vendasve të West Ham. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Joao Felix. Portugezi përfitoi nga një asist i Fernandez dhe në minutën e 16-të shënoi golin e parë. Avantazhi i Bluve nuk zgjati shumë, pas "çekanët" u përgjigjën me Emerson. Mbrojtësi u harrua nga parapavija e Chelsea, me ish-in e ndeshjes që e ndali sferën pas krahëve të Keppa. Me 31 pikë, Chelsea mban vendin e nëntë dhe ka tre ndeshje pa fitore, teksa West Ham me 20 pikë është në vendin e 15-të.

Në "Etihad Stadium", Arsenal dhe Brentford barazuan 1-1. Për ndeshjen e dytë radhazi, "Topçinjtë" nuk dolën te fitorja duke qenë në krye të klasifikimit vetëm gjashtë pikë më shumë se Manchester City. Arsenal kaloi i pari në avantazh në minutën e 66, teksa barazoi Toney në minutën e 74 të ndeshjes. Miqtë e Brentford me 34 pikë shkojnë në vendin e tetë, me Strakoshën që qëndroi sërish jashtë për shkak të dëmtimit.

Leicester fitoi 4-1 me Tottenham në "King Power Stadium". Në kthimin e Antonio Contes pas operacionit të tëmthit, Spurs janë turpëruar në transfertë. Për ironi të fatit, të parët në avantazh kaluan miqtë me Bentancur në minutën e 14-të. Në pjesën e parë Leicester shënoi tre herë me Mendy, Maddison dhe Iheanacho, teksa Barnes në minutën e 81 dërgoi shifat në 4-1. Tottenham mbetet në kuotën e 39 pikëve në vendin e pestë, teksa "Dhelprat" me këtë fitore shkojnë në kuotën e 24 pikëve në vendin e 13-të.

Premier League - java 23:

West Ham 1-1 Chelsea

16:00

Arsenal 1-1 Brentford

Crystal Palace 1-1 Brighton

Fulham 2-0 Nottingham

Leicester 4-1 Tottenham

Southampton 1-2 Wolves

18:30

Bournemouth 1-1 Newcastle

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
VIDEO/ Tottenham 'shkërmoqet' në kthimin e Contes, Leicester poker golash

Leicester fitoi 4-1 me Tottenham në "King Power Stadium". Në kthimin e Antonio Contes pas operacionit të tëmthit, Spurs janë turpëruar në transfertë. Për ironi të fatit, të parët në avantazh kaluan miqtë me Bentancur në minutën e 14-të. Në pjesën e parë Leicester shënoi tre herë me Mendy, Maddison dhe Iheanacho, teksa Barnes në minutën e 81 dërgoi shifat në 4-1. Tottenham mbetet në kuotën e 39 pikëve në vendin e pestë, teksa "Dhelprat" me këtë fitore shkojnë në kuotën e 24 pikëve në vendin e 13-të.

Ora 18:05
VIDEO/ Arsenali ngec në shtëpi për herë të dytë, skuadra e Strakoshës rihap Premier League-n

Në "Etihad Stadium", Arsenal dhe Brentford barazuan 1-1. Për ndeshjen e dytë radhazi, "Topçinjtë" nuk dolën te fitorja duke qenë në krye të klasifikimit vetëm gjashtë pikë më shumë se Manchester City. Arsenal kaloi i pari në avantazh në minutën e 66, teksa barazoi Toney në minutën e 74 të ndeshjes. Miqtë e Brentford me 34 pikë shkojnë në vendin e tetë, me Strakoshën që qëndroi sërish jashtë për shkak të dëmtimit.

Ora 15:57
VIDEO/ Chelsea nuk di të fitojë, West Ham e ndal mes 2 golash