Një familje franceze kishte dalë nga vetura gjatë një safari në Holandë, pavarësisht se rregullorja e parkut e ndalon.

Ata donin që të fotografonin nga afër një kope gepardësh.

Beekse Bergen është një safari kafshësh të egra afrikane pa kafazë dhe rrethime, ndaj rregulla e parë e parkut është “mos zbrit asnjëherë nga vetura”.

Në një pikë të caktuar të shëtitjes, turistët u kthyen në shënjestrën e gepardëve.

Për fat të mirë ata arritën të kthehen në veturë pa pasoja.

“I informojmë vizitorët lidhur me rreziqet në shumë gjuhë në pika të ndryshme të parkut”, - tha i shastisur një zëdhënës i parkut.