Në kuadër të fushatës ““Better Make Room”, Michelle Obama ka xhiruar një video rap në Shtëpinë e Bardhë. Fushata e Zonjës së Parë së Amerikës ka si objektiv që të rinjtë të shkollohen, pasi numri i të rinjve nga 14 deri në 19 vjeç për përfundimin e gjimnazit është në rënie. 

Në këtë video Michelle ka kërcyer, ka kënduar, dhe ka veshur syze super të mëdha. Ajo shfaqet në video pranë Jay Pharoah, komediani i preferuar i bashkëshortit të saj, Presidentit të Amerikës.

Zonja Obama këndon rap solo një pjesë të këngës: “South Side Chicago, të gjithë e dimë, duhet të punojmë në çdo kohë për të bërë të nesërmen. Dhe çdokush duhet të bëjë ëndrrën e tyre realitet. Hej, fëmijë që na dëgjoni në Michigan, ky mund të jesh ti. Nëse dëshiron të fluturosh lart, duhet të shkosh në shkollë. Të arrish majat, të kesh para? Mbushe kokën me njohuri”.