Video/ Zyliha Miloti dhe Edmond Halili ngjiten në skenë! Nuk mbarojnë të qeshurat në teatrin ‘Migjeni’

Me të qeshura dhe duartrokitje pa fund është mirëpritur nga publiku shkodran Festivali Mbarëkombëtar i Humorit në Teatrin "Migjeni". Për më shumë se dy orë shfaqje, humoristët e mirënjohur nga Shkodra, komedianët e ftuar nga Tirana, Kosova dhe qytete të tjera kanë dhuruar humor pa fund, teksa shfaqjes i janë bashkangjitur dhe këngëtarët, duke dhuruar një mbrëmje festive.

Mjeshtrja e Madhe, ikona e humorit, Zyliha Miloti, tha se Festivali i Humorit u rikthye pas 16 vitesh mungesë në shtëpinë e vet, pranë publikut të mrekullueshëm shkodran. Ajo theksoi se trupa e humorit e artistëve të rinj të Teatrit "Migjeni" është shpresë për vijimin e kësaj tradite në Shkodër.

Humoristi Edmond Halili u shpreh mirënjohës publikut shkodran, i cili e pret përherë me duartrokitje, teksa theksoi se aktivitete të tilla janë domethënëse për jetën artistiko-kulturore të qytetit.

Festivali do të vijojë  deri më 15 dhjetor në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës, teksa të ftuar janë emra të njohur të humorit nga i gjithë vendi.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak