Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se vetë Llalla nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa pas vendimit shumë gazetarë janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij. Kjo ka acaruar familjarët e tij, ku vajza e tij teksa dilte nga makina e saj së bashku me fëmijët u ka ngritur gazetarëve gishtin e mesit, si për t'i treguar që ta lënë të qetë.
Ndërkohë që SPAK ka ngarkuar Policinë e Shtetit të ekzekutojë vendimin e dhënë sot me burg për Llallën.
Lajmi kryesor: