Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës ka arritur që të godasë grupin e mashtrimit që arritën ti merrnin 100 mijë euro 70-vjeçarit.

Ky i fundit kishte një pikë këmbimi valutor dhe kishte njohje me biznesmenin Bashkim Ulaj. Autorët e dyshuar i kanë shkruar 70-vjeçarit në emrin e Ulajt dhe gjatë bisedës e kanë marrë me videocall.

Biseda me video ka zgjatur pak sekonda ku përmes inteligjencës artificiale kambistit i ka dalë fytyra e biznesmenit Ulaj.

Në këto kushte 70-vjeçari është bindur se 100 mijë eurot ia kërkonte biznesmeni dhe i ka dorëzuar. Pas disa orësh kambisti ka telefonuar numrin që kishte folur, por autorët i kishin bërë bllok.

70-vjeçari më pas ka marrë në telefon numrin e Bashkim Ulajt, i cili i ka thënë se nuk kishte dijeni. Pas kallëzimit, Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës nisi hetimet ku përmes kamerave të sigurisë të personit që mori paratë arriti që të lokalizonte edhe mjetin që përdorën autorët, mjet që rezultoi i marrë me qira. Ndërkohë më pas blutë arritën të identifikojnë autorët, të cilët janë nga Elbasani.


Lajmi kryesor:

'Jam Bashkim Ulaj', të rinjtë mashtrojnë kambistin 70-vjeçar përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim