VIDEO-Ekskluzive/ I maskuar dhe i armatosur, momenti kur autori i 8 grabitjeve merr lekët në supermarket në Shkozet...s'harron paketat e cigareve

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon e një prej grabitjeve që Astrit Thaçi ka kryer në qytetin e Durrësit. Siç shihet në videon nga kamerat e sigurisë së marketit, i maskuar dhe i armatosur me një pistoletë, ka arritur që të grabisë një shumë të caktuar. I qetë, i pashqetësuar se kamerat e sigurisë po e filmonit, Thaçi është futur në supermarket, nuk ka hasur rezistencën e vajzës që qëndronte te kasa dhe ka arritur të marrë lekët në arkë dhe disa paketa cigare. Teksa po largohej, në supermarket ka hyrë edhe një blerës, i cili e ka parë por nuk ka kryer asnjë veprim dhe më pas Thaçi është larguar i qetë. burime për Report Tv bëjnë me dije se ai konsumonte drogë para çdo grabitjeje. Ai ishte siguruar mirë që të mos binte në gjurmët e policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lëvizte gjithmonë me makina të marra me qira apo me taksi dhe nuk përdorte kurrë celular, për këtë arsye nuk mund të përgjohej nga uniformat e tij. Policia e Durrësit angazhoi 30 efektivë, që zbuluan të dashurën e Tij, të cilët e gjurmuan dhe pas 7 ditësh e arrestuan.


Lajmi kryesor:

Video-Ekskluzive/ I maskuar dhe me armë, momenti kur durrsaku grabit marketin! 5 'rregullat' që zbatonte...e pëson nga e dashura


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët