Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ekuador, ku familjarët dhe të afërmit e një gruaje e cila ishte deklaruar e vdekur nga mjeku, janë shokuar kur dëgjuan zërin dhe trokitjet e saj që vinin nga brenda arkivolit.
Sipas BBC, Bella Montoya, 76 vjeç nga Ekuadori, u deklarua e vdekur javën e kaluar dhe pasi u fut në arkivol, të afërmit e saj u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit përpara se të varrosej.
Por gati 5 orë më vonë, kur hapën arkivolin për t’i ndërruar veshjet përpara funeralit, gruaja mori frymë dhe njerëzit u grumbulluan rreth saj të habitur.
Mjekët e kanë marrë me barelë dhe e kanë kthyer sërish në spital, në kujdesin intensiv, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Ekuadorit po heton incidentin.
Ajo më herët kishte përfunduar në spital pas një arresti kardio-respirator dhe pasi nuk iu përgjigj përpjekjeve për ta ringjallur, mjeku konfirmoi vdekjen e saj.
Në video, tregohet momenti kur të afërmit e 76-vjeçares mblidhen rrotull arkrivolit pasi dëgjojnë zhurma.
Të tronditur dhe të tensionuar ata hapin arkrivolin dhe pasi shohin që 76-vjeçarja po lëvizte kërkojnë një ambulancë.
Me të mbërritur shërbimet e urgjencës marrin të moshuarën duke lënë pas një ngjarje të paprecedentë.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.6%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Mafia shqiptare kontrollon klubin e futbollit në Guayaquil', akuza të rënda nga Ekuadori: Shpenzuan 3.8 milionë dollarë në Kategorinë e Tretë
6 Shkurt, 09:45
-
Kapen mbi 6.8 tonë drogë në Venezuelë: Ministri Cabello: Janë të mafias shqiptare që operon në Ekuador!
14 Janar, 16:51
-
Venezuela 'godet' mafien shqiptare! Ministri Cabello: Operojnë nga Ekuadori
14 Janar, 14:41
-
Shuhet në moshën 80-vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, Roland Çene
8 Janar, 07:40
-
VIDEO/ Vrasësit gjakftohtë afrohen dhe e shohin në sy, momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil
20 Dhjetor 2025, 11:46
-
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC, ishte pjesë e kombëtares së Ekuadorit
18 Dhjetor 2025, 09:30
-
I arrestuar 15 vite më parë për kondrabandë cigaresh nga SHBA, kush është shqiptari në dosjet voluminoze të drogës në Ekuador
16 Dhjetor 2025, 15:17
-
Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali! Kush është ‘Loli’, narkotrafikanti shqiptar që mbushi Romën me drogë! 210 kg u shit, mbi 130 kg u sekuestrua
28 Nëntor 2025, 15:29
-
Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Ekuador, arrestohen 7 shqiptarë! Sekuestrohen armë, para dhe bizhuteri
14 Nëntor 2025, 18:18
-
Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 40-vjeçari gjendet i vdekur në banesë! Prokuroria urdhëron dërgimin e trupit për ekspertizë mjeko-ligjore
2 Nëntor 2025, 17:11
-
‘Çokollatë dhe reçel i helmuar’, presidenti i Ekuadorit: Tentuan të më vrisnin për herë të tretë
25 Tetor 2025, 08:29
-
Krimi i organizuar, ministrja e Jashtme e Ekuadorit: I kemi shpallur organizata terroriste
26 Shtator 2025, 14:27